Koalicioni “Bashkë Fitojmë” çel fushatën, Bardh Spahia: Më 14 maj i hapim rrugën çlirimit të Shqipërisë

Në hapjen e fushatës elektorale të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, kandidati për Shkodrën, Bardh Spahia ka ftuar socialistët që ta votojnë. Teksa i referohet garës elektorale të 14 majit si “mision i vështirë”, Bardhi megjithatë u shpreh besimplotë për fitoren e tij.
Sipas Bardhit, më 14 maj Shqipërisë “do t’i hapet rruga e çlirimit”.
“Nuk ka rast më të mirë se ky që të ftoj socialistët të bashkohen me ne në 14 maj! E di që ka shumë zhgënjim mes tyre! E di që janë braktisur nga qeveria e tyre. E di se është e vështirë ta pranojnë publikisht, por në 14 Maj, socialistë të zhgënjyer, qytetarë pa parti, votoni në Shkodër, në Tiranë, në Durrës, në Elbasan, në Lezhë, në Kurbin, në Kavajë, në Fier, në Korçë, në Vlorë dhe në të gjithë Shqipërinë kandidatët e opozitës së vërtetë. Bashkë ne do të fitojmë! Bashkë, ne do t’i hapim rrugë në 14 maj fitores së madhe të çlirimit të Shqipërisë nga qeveria më e korruptuar, më antikombëtare që ka patur Shqipëria në 3 dekada! 14 Maji është misioni më i vështirë, por është misioni ynë dhe ne do ta kthejmë në fitoren tonë!”, tha Bardhi.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




