Meta: 87% e shqiptarëve shohin korrupsionin problem serioz

Ish presidenti dhe kreu i PL-së pjestar i koalicionit “Bashkë Fitojmë” Ilir Meta, ka deklaruar se 87% e shqiptarëve e konsiderojnë korrupsionin në vend një problem serioz.
Sipas tij më shumë se gjysma e tyre mendojnë se kryebashkiakët, që aktualisht në shumicë i përkasin PS po punojnë pak ose aspak për qytetarët e tyre.
Në një status në rrjetet sociale Zoti Meta i referohet “Anketës së Institutit Republikan Ndërkombëtar”. Sipas tij anketa ” pohon se 87% e shqiptarëve e konsiderojnë korrupsionin në vend një problem serioz, ndërsa 53% e shqiptarëve mendojnë se Kryebashkiakët aktualë po punojnë pak ose aspak për interesat e qytetarëve, ndërkohë 3/4 e tyre Qeveria po i rikandidon”.
Sipas ish presidentit Meta “Kjo anketë konfirmon domosdoshmërinë dhe padurimin e madh për Ndryshim”. Sipas tij 14 Maji, do të jetë dita kur bashkitë u rikthehen qytetarëve.”Bashkë Fitojmë!” shprehet zoti Meta.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




