Pasqyrimi i fushatës në RTSH, PS- PD nga 50 minuta, partitë e vogla parlamentare nga 15, të pavarurit 5 minuta

PS dhe PD do të kenë minutazh të barabartë prej 50 minutash në televionin publik shqiptar për pasqyrimin e fushatës për zgjedhjet vendore të 14 majit 2023.
Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të KQZ-së, ku ndër të tjera është përcaktuar se këto dy subjekte politike, do të kenë edhe nga 30 minuta secila për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore në radion publike.
Nisur nga ky vendim, bëhet e qartë se PS dhe PD marrin edhe pjesën më të madhe të kohës televizive në RTSH, për pasqyrimin e fushatës.
Minutazhi i përcaktuar është pjesë e transmetimit në radiotelevizionin publik të fushatës zgjedhore të partive politike të regjistruara si subjekte zgjedhore, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore.
“Minutazh kohor transmetimi të barabartë prej 50 minutash në televizionin publik dhe 30 minutash në radion publike, për pasqyrimin e fushatës zgjedhore të subjekteve zgjedhore si më poshtë: a) Partia Socialiste e Shqipërisë; b) Partia Demokratike”- thuhet në vendimin e KQZ.
Minutazh kohor transmetimi të barabartë prej 25 minutash në televizionin publik dhe 15 minutash në radion publike, për pasqyrimin e fushatës zgjedhore të partisë parlamentare do të kenë edhe subjektet politike si:
a) Partia e Lirisë
b) Partia Socialdemokrate
c) Partia Republikane Shqiptare
d) Partia “Drejtësi, Integrim dhe Unitet”
e) Partia Agrare Ambjentaliste e Shqipërisë
f) Lëvizja për Zhvillim Kombëtar
g) Partia Lëvizja e Legalitetit
h) Partia Bashkimit për të Drejtat e Njeriut
Ndërsa një minutazh kohor transmetimi të barabartë prej 10 minutash në televizionin publik dhe prej 10 minutash në radion publike, për pasqyrimin e fushatës zgjedhore do të kenë edhe partitë joparlamentare si:
1) Partia Demokracia Sociale P.D.S
2) Partia Aleanca Demokristiane e Shqipërisë ADK
3) Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve P.M.D.E
4) Partia e Gjelbër P.GJ
5) Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar PBD
6) Partia Ora e Shqipërisë P.O.SH
7) Partia Kombëtare Konservatore Albania PKKA
8) Aleanca Arbnore Kombëtare AAK
9) Partia Mbrojtjen e të Drejtave të Puntorve të Shqipërisë P.M.D.P.SH
10) Partia Emigracionit Shqiptar P.E.Sh
11) Partia Komuniste e Shqipërisë PKSH
12) Partia Qytetare Shqiptare P.Q.SH
13) Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen MEGA
14) Partia Unitetit Kombetar PUK
15) Aleanca për Barazi dhe Drejtësi Europiane ABDE
16) Lëvizja punëtore Shqiptare P.L.P.SH
17) Partia Shqiptare Atdheu PSHA
18) Nisma Thurje NTH
19) Partia Konservatore KONS
20) Balli Kombëtar Demokrat PBKD
21) Partia Kristian Demokrate e Shqiperise PKDSH
22) Lëvizja e RE LRE
23) Bindja Demokratike BD
24) Partia Balli Kombëtar P.B.K
25) Lidhja Demokristiane Shqiptare L.D.K
26) Personat me Aftësi të Kufizuar PPAK
27) Partia Aleanca Demokratike e Shqipërisë AD
28) Aleanca Demokracia e Re ADR
29) Aleanca Maqedonasve për integrimin Europian A.M.I.E
30) Ardhmërija Shqiptare PASH
31) Bashkimi Liberal Demokrat BLD
32) Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet ADS
33) Fryma e Re Demokratike FRD
34) Partia për Europianizim dhe Integrimin e Shqipërisë PEISH
35) Fronti i Majtë FM
36) Partia e Reformave Demokratike Shqiptare P.R.D.Sh
37) Lëvizja Bashkë BASHKE
Kurse kandidatët e propozuar nga zgjedhësit, ose siç njihen ndryshe, “kandidatët e pavarur“, si dhe ata për anëtarë të këshillit bashkiak të propozuar po nga zgjedhësit, do të kenë minutazh kohor transmetimi të barabartë prej 5 minutash në televizionin publik dhe prej 5 minutash në radion publike, për pasqyrimin e fushatës zgjedhore.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




