Renditja në fletën e votimit për këshillat bashkiakë, hidhet shorti, koalicioni “Bashkë Fitojmë” i pari, PS e dyta në radhë, PD e nënta

KQZ ka hedhur shortin për përcaktimin e renditjes së subjekteve zgjedhore në fletën e votimit për këshillat bashkiakë në zgjedhjet e 14 majit. Koalicioni Bashkë Fitojmë do të jetë numri një në fletën e votimit, PS numri dy dhe Partia Agrare Ambientaliste numri tre në renditjen e subjekteve zgjedhore në 61 bashki pasi janë parti të cilat kanë paraqitur lista shumëemërore për të 61 bashkitë e vendit.
Sa i takon partive të tjera në bashkitë ku kanë paraqitur lista shumëemërore do të jenë: Partia Social Demokrate numri 8; Partia Demokracia Sociale numri 6; Partia republikane numri 4; Partia Demokratike e Enkelejd Alibeajt do të jetë numri 9 në të gjitha bashkitë ku ka lista shumëemërore.
Po ashtu Partia Lëvizja e Legalitetit numri 5, PDIU numri 12, LZHK numri 10, Fryma e re Demokratike numri 11 dhe Aleanca Liberale e Djathtë numri 7.
Gjithashtu KQZ hodhi shortin edhe për 28 parti të tjera të cilat garojnë në më pak bashki me listat e tyre shumëemërore.
- Renditja e plotë e 40 partive
- 1-Koalicioni “Bashkë fitojmë”
- 2-PS
- 3-PAA
- 4-Partia Republikane
- 5-Partia Lëvizja e Legalitetit
- 6-Partia Demokracia Sociale
- 7-Koalicioni “Aleanca Liberale e Djathtë”
- 8-Partia Social Demokratike
- 9-Partia Demokratike
- 10-Aleanca progresiste LZHK
- 11-Fryma e re Demokratike
- 12-Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet
- 13-Partia për Eurpianizim e Integrimin e Shqipërisë
- 14-Partia Aleanca Demokratike e Shqipërisë
- 15-Partia Bindja Demokratike
- 16-Partia për mbrojtjen e të drejtave të emigrantëve
- 17-Aleanca Arbnore Kombëtare
- 18-Partia Balli Kombëtar
- 19-Partia Aleanca për demokraci dhe solidaritet
- 20-Lëvizja Punëtore Shqiptare
- 21-Fronti i Majtë
- 22-Partia e Unitetit Kombëtar
- 23-Partia e Gjelbër
- 24-Partia Konservatore
- 25-Partia Lëvizja e Re
- 26-Aleanca për Barazi e drejtësi Europiane
- 27-Partia Kombëtare Konservatore Albania
- 28-Partia për mbrotjen e të drejtave të punëtorëve
- 29-Aleanca Maqedonase për Integrim Evropian
- 30-Partia e Emigracionit Shqiptar
- 31-Partia e Reformave Demokratike Shqiptare
- 32-Partia Komuniste e Shqipërisë
- 33-Partia Ora e Shqipërisë
- 34-Partia KristianDemokrate
- 35-Nisma thurje
- 36-Partia Lëvizja Bashkë
- 37-Minoriteti grek për të ardhmen
- 38-Partia Aleanca Demokristiane e Shqipërisë
- 39- Partia Demokristiane Shqiptare
- 40-Ardhmëria Shqiptare
- /rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




