14 maji/ Roland Bejko: Në Tiranë janë pastruar 1.6 mld dollarë, kemi ekonomi kriminale

Politikë | 4 vite më parë

Kandidati i grupit të drejtuar nga Enkelejd Alibeaj në Partinë Demokratike, Roland Bejko ka deklaruar se në Tiranë kemi të bëjmë me ndërtimin e një ekonomie kriminale, ku janë pastruar sipas tij, rreth 1.6 miliardë dollarë.

Duke folur në emisionin “Publikisht” në RTSH, për projektin e tij politik dhe për të administruar Tiranën nëse merr drejtimin e kryeqytetin, Bejko tha se ndërtimet u kanë zënë frymën qytetarëve.

Sipas Bejkos, oligarkia ekonomike, oligarkia politike në bashkëpunim me krimin e organizuar e kanë mbështetur ekonominë e tregut në Tiranë te pastrimi i parave.

“Bëri të kundërtën e moratoriumeve. E betonizoi Tiranën dhe ngushtoi hapësirat publike. Tirana ka një status tjetër nga qytetet e tjera dhe siguron të ardhura, sidomos nga sektori i ndërtimit.

Kjo Tiranë që ka sot Erion Veliaj si ofertë është Tirana që i ka zënë frymën qytetarëve por i ka zënë frymën edhe ekonomisë së ndershme duke e zëvendësuar atë me ekonominë kriminale.

Nga të gjitha të dhënat që kemi sot janë 1.6 miliardë euro që janë pastruar në Tiranë dhe kjo është ajo që thashë që këta janë bashkë.

Oligarkia ekonomike, oligarkia politike në bashkëpunim me krimin e organizuar e kanë mbështetur ekonominë e tregut në Tiranë te pastrimi i parave dhe te punët e pistave. Kanë dhënë këtë Tiranë sot për të cilën qytetari kërkon të çlirohet”, ka deklaruar Roland Bejko.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme