Zgjedhjet vendore 2023, miratohen rregullat e raportimit financiar të partive politike, subjekteve zgjedhore

Komisioni Rregullator i KQZ miratoi të premten rregullat për raportimin financiar të partive politike,subjekteve zgjedhore, kontrollin dhe verifikimin e të ardhurave dhe shpenzimeve të tyre gjatë fushatës zgjedhore, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore që pritet të mbahen më 14 maj të këtij viti.
Objekt i këtij vendimi është përcaktimi i rregullave të veçanta për plotësimin, depozitimin, kontrollin dhe verifikimin e raporteve financiare që dorëzojnë partitë politike kur konkurojnë më vete apo si pjesë e një koalicioni.
Vendimi përfshin dhe kandidatin për kryetar bashkie, kandidatët e listave shumemërore dhe kandidatët e propozuar nga zgjedhësit.
Ai përcakton gjithashtu, mënyrën e raportimit sipas formateve të përcaktuara për partitë politike, kandidatët për kryetar bashkie, kandidatët e listave shumëemërore dhe kandidatët e propozuar nga zgjedhësit.
Rregullatori në këtë vendim ka përcaktuar mënyrën e raportimit nga ekspertët kontabël të licensuar, të caktuar nga KQZ për të kontrolluar raportet financiare për fushatën zgjedhore të partive politike, subjekteve zgjedhore, afatet për publikimin e raporteve; rolin dhe përgjegjësitë e financierëve të partive politike/koalicioneve, si dhe të kandidatëve të propozuar nga zgjedhësit.
Risitë e këtij vendimi të Komisionit Rregullator të KQZ, janë raportimi online i formateve financiare për fushatën zgjedhore, i formateve të auditimit të fondeve të përfituara dhe shpenzuara nga partitë politike, subjektet zgjedhore për fushatën zgjedhore.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




