Veliaj: Berisha- Meta, vjetërsira që duan ta kthejnë vendin pas

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në një takimin me të rinjtë, deklaroi se Partia Socialiste duhet të bëjë diferencën në këto zgjedhje, pasi filozofia e saj është bashkimi dhe jo përçarja.
Ai tha se beteja në këto zgjedhje është me Ilir Metën dhe Sali Berishën, duke i cilësuar ata si “vjetërsira që duan ta kthejnë vendin pas”.
“Nëse filozofia e tyre është përçarje, filozofia jonë është bashkimi. Nëse filozofia e tyre është të mbjellim helm e ndasi, ne duhet të mbjellim pemë e bashkim mes njerëzve. Ne nuk kemi asnjë problem me ata që vihen përpara të thonë gënjeshtra, por e kemi me ata që janë mbrapa tyre, që kurdisin kukullat. E në këtë rast, mjeshtrat e kukullave janë Saliu me Ilirin, nuk ka asnjë iluzion për këtë. Përndryshe nuk do i kishim listat e KB të mbushura me histerizmat e Ilir Metës, me ata që rrëzuan PD-në e PS-në nga pushteti, dhe janë gati të tradhtojnë këdo vetëm që ta shqyejnë forcën politike. Ne e kemi betejën me dy vjetërsira që duan ta çojnë Shqipërinë mbrapa”,- tha Veliaj.
Kryebashkiaku nënvizoi se në këto zgjedhje duhet të bëjmë diferencën mes këtyre mjeshtrave të kukullave, që komandojnë kukullat, dhe mbështetësit e tyre nuk kanë asnjë faj pse Berisha dhe Meta u shitën tek rusët.
“Me ata ne duhet të komunikojmë e të flasim, t’u themi pse të shkojnë si ‘cjapi të kasapi’, te partia e Ilir Metës, kur mund të vijnë te një forcë politike patriotike, të vendosur e transformuese”,- theksoi Veliaj.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




