Berisha në Has: Rama po nxit largimin masiv të shqiptarëve!

Politikë | 4 vite më parë

Lideri demokrat i Rithemelimit Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin socialist Edi Rama se po nxit largimin masiv të shqiptarëve dhe synon ti zëvendësojë ata me të huaj. 

Duke folur në Has me rastin e prezantimit të kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” Miftar Dauti, zoti Berisha tha se monizmi i Edi Ramës “… po largon shqiptarë nga Shqipëria, po pakëson këtë popull më shumë se çdo luftë tjetër, më shumë se lufta e parë botërore”. “Ky monizëm me të vërtetë është monizëm gjenocidal, jo për propagandë, por sepse në konventën e OKB-së për gjenocidin, neni 3 i saj thotë; quhet gjenocid, krijimi i kushteve të kalkulueshme për të larguar njerëzit  nga vendi i tyre” tha zoti Berisha.  

“Edi Rama do ti zëvendësojë shqiptarët me bangladeshas, sepse thotë ata nuk votojnë, sepse ai ka frikë dhe tmerr nga vota juaj” tha zoti Berisha.

Ai tha se “në 14 maj ne vërtetë votojmë për Miftar Dautin, por votojmë për pluralizmin, demokracinë, votojmë për të rivendosur pluralizmin në Shqipëri”. 

 

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme