Skaneri i Patozit për PD zyrtare: Pa lidership, pa vizion, pa njerëz

Ish- nënkryetari i PD, Astrit Patozi, nuk ka pritshmëri të mëdha nga PD zyrtare, e drejtuar nga zoti Alibeaj. Këtë grupim e sheh më të dobët sesa ai i zotit Berisha dhe të pafuqishëm për t’u përballur në zgjedhje. Ja si e sheh ai vendimin e PD për të marrë pjesë në zgjedhje vetëm me disa kandidatë për kryetarë bashkish.
“E shoh si pafuqi politike për të mos dalë me 61 kandidatë. Berisha ka qënë shumë më i qartë dhe luftarak. I vuri para faktit të kryer, ndërsa këta ishin të papërgatitur dhe të pafuqishëm. U mungonte gjithçka pothuajse. Nuk kishin as lidership, nuk kishin as ide, as vizion, nuk kishin njerëz në dispozicion. PD sot, për fat të keq, ka përfunduar që ka një logo pa njerëz dhe ka ca njerëz pa logo.”– tha zoti Patozi për emisionin “Pa Censurë” në RTSH.
Bindja Demokratike dhe LZHK nuk u përfaqësuan me kandidatë për kryetarë bashkish as në Tiranë, por zoti Patozi tha se do të mbeshtesin një nga kandidatët e opozitës, duke ia lënë në dorë mbështetësve të tyre të votojnë njërin prej tyre, pasi më shumë rëndësi për Bindjen dhe LZHK-në ka rezultati për këshillat bashkiakë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




