Krasitja e pemëve në Unazën Perëndimore/Pas njërit kah, pritet ndërhyrja edhe në kahun tjetër të aksit

Sociale | 6 minuta më parë

Ka përfunduar ndërhyrja për krasitjen e pemëve të llojit “tespi” në njërin krah të Unazës perëndimore në Shkodër. Punimet, të nisura në kuadër të projektit për rehabilitimin e gjelbërimit përgjatë këtij aksi rrugor, pritet të vijojnë tashmë edhe në krahun tjetër të rrugës. Sipas Ndërmarrjes së

Shërbimeve Publike, pas përfundimit të fazës së parë të punimeve, pritet të nisë ndërhyrja në anën tjetër të Unazës së Vogël, ku do të vijojë procesi i krasitjes së pemëve. Ndërhyrja vjen pas problematikave të krijuara ndër vite nga pemët e llojit “tespi”, veçanërisht për shkak të mbetjeve që ato shkaktojnë në trotuare dhe në hapësirat publike përreth, duke ndikuar edhe në mirëmbajtjen dhe pastërtinë e zonës. Krasitja aktuale është vlerësuar si tejet e nevojshme nga qytetarët.

“Deri tani është shumë mirë, deri këtu te unë ka pastruar shumë mirë”, u shpreh një banor

Ndërkohë, për mbarëvajtjen e punimeve dhe për të garantuar sigurinë e qytetarëve, Bashkia u ka kërkuar drejtuesve të automjeteve të shmangin parkimin përgjatë Unazës së Vogël gjatë orëve të natës, kur zhvillohen ndërhyrjet nga ekipet e shërbimeve publike. Me vijimin e punës edhe në krahun tjetër, synohet që ndërhyrja të përfshijë të gjithë aksin, si pjesë e planit për përmirësimin e pamjes, mirëmbajtjes dhe cilësisë së hapësirave publike në këtë pjesë të qytetit.

Gazetare: M. Gjoni

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme