14 maji, Alibeaj mbledh Kryesinë, Roland Bejko zyrtarizohet kandidati i PD për Tiranën

Politikë | 4 vite më parë

Kryesia e Partisë Demokratike ka zgjedhur Roland Bejkon si kandidatin zyrtar për Tiranën, në garën elektorale të 14 majit. Lajmi u konfirmua nga burime për rtsh.al, teksa mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike vijon që prej orës 18:00, ku po diskutohet pikërisht në lidhje me kandidatët për kryebashkiakë dhe këshilltarë, në një kohë kur ditën e nesërme (27 mars), në mesnatë, është afati i fundit për regjistrimin në KQZ.

Bejko do të garojë kundër kreut aktual të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili u rikonfirmua nga PS, dhe Belind Këlliçi, si kandidat i koalicionit “Bashkë Fitojmë”.  Ai ka drejtuar degën e PD në Gjirokastër, teksa ai ka mbajtur postin e koordinatorit për pushtetin vendor dhe decentralizimin në PD. 

Bashkë me emrin e Bejkos shkon në 18 numri i kandidatëve për kryetar bashkie të bëra publike nga Enkelejd Alibeaj. Ndërkohë që në vendoret e 14 majit do të zgjidhen kryetarët e 61 bashkive të vendit.

  1. Mallakastër- Agron Kapllanaj
  2. Poliçan – Florian Qamo
  3. Kuçovë – Ilirjan Koxhaj
  4. Kamëz – Bilbil Bajraktari
  5. Lezhë – Sandër Marku
  6. Krujë – Sabah Sheta
  7. Dibër – Naim Gazidede
  8. Kurbin- Genc Doçi
  9. Dimal- Dritan Sula
  10. Patos- Pranvera Rizai
  11. Vaut i Dejës- Klomentina Drini
  12. Fier -Eriselda Zotaj Çelaj
  13. Librazhd -Bujar Vreto
  14. Vorë- Ibrahim Bruka
  15. Korçë -Gjergji Gjata
  16. Sarandë- Skënder Muço
  17. Mirditë Mark Ruçi
  18. Roland Bejko

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme