Satelitët “Albania 1 dhe 2”, Peleshi: Kemi imazhet e para! Në të ardhmen do përdoren edhe nga bizneset private

Politikë | 4 vite më parë

4 herë në javë qeveria merr imazhet të reja nga satelitët “Albania 1” dhe “Albania 2”, të cilët janë lëshuar në hapësirë që nga muaji janar. Më pas këto imazhe dërgohen në ASIG (Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor) ku bëhet edhe përpunimi i imazheve dhe përkthimi i tyre në një gjuhë të kuptueshëm për institucionet.

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi tha se përpunimi i këtyre imazheve nuk është i lehtë dhe kërkon kohë që IT por edhe institucionet që duan të përdorin këtë imazhe të trajnohet dhe të mund të përkthejnë në politika të mira informacionet që merren nga satelitët.

Gjithashtu ministri Peleshi tha se në të ardhëm këto imazhe mund të përdoren edhe nga bashkitë apo investimet private si fermat e mëdha që duan të monitorojnë ndryshimet në zonat e tyre.

“Database është pasur me imazheri satelitore dhe përmes droneve që nga risku i përmbytjeve, zjarreve dhe me teknologjitë e reja. Është një temë e gjerë që ne sapo kemi shtruar bazën ligjore përmes kësaj VKM. Ky vit do jetë edhe viti i mbrojtjes civile ku janë bërë përparime në një përballje më të mirë me fatkeqësitë natyrore.

Që nga fillimi nga muaji janar sapo janë lancuar kemi filluar të marrim imazhet e para. Marrim çdo javë imazhe nga dy satelite dhe përpunohet nga ASIG (Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor) ku të gjithë IT do të kenë një trajnim të posaçëm dhe më pas të përkthehen me gjuhën e kuptueshëm nga çdo institucion.

Edukimi i institucioneve që mund të përdorin këtë informacion nuk është i thjeshtë dhe kërkon kohë. Ato nuk mund të përdoren vetëm nga ministritë aspo institucione që kanë nevojë pro mund të përdoret në të ardhmen edhe përtej si nga bashkitë, apo investimet private si një fermë ë madhe bujqësore për të parë imazhet se si mund të përdoren në monitorimin e fermave.

Imazhet vijnë vazhdimisht dhe përpunohet 4 herë në javë. Po ndërtojmë dy korsi, një kursi pune që është puna rutinë ku bëjnë nga një segment të Shqipërisë nga veriu në jug për 5 km deri sa të mbulojmë të gjithë vendin. Po punojmë për imazhin vjetor të Shqipërisë që është i përdorshëm nga kushdo. Korsia e dytë është edhe ajo me porosi nga institucione të ndryshme”, tha Peleshi.

Pas mbledhjes së qeverisë, Peleshi tha se është miratuar edhe një projekt vendim që do të ndihmojnë në eficencën e mbrojtjes civile si me burimet dhe politikat që do të ndiqen në të ardhmen.

“Miratohet projekt vendim për vlerësim e riskut nga fatkeqësitë në nivel qendror. Është një vendim i rëndësishëm që ka të bëjë me futjen në një fazë tjetër të planifikimit të politikave të përballimit të emergjencave civile dhe anëtarësimin evropian të mbrojtjes civile që na sjell jo vetëm mbështetje por edhe gjetjeve më të fundit të teknologjisë për parandalimin e tyre dhe planifikimin e burimeve.

Na ndihmon për të qenë më eficent, pra është edhe ekonomi pasi sa më mirë që i kemi të identifikuara risqet aq më mirë alokojmë edhe burimet njerëzore dhe financimet”, tha Peleshi.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme