Rama: Rritja e pagës minimale nuk u bë për të fituar zgjedhjet! Studentët ekselentë do paguhen 40 mijë lekë

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se rritja e pagës minimale në 40 mijë lekë nuk është bërë me qëllim për fitoren e zgjedhjeve të 14 Majit, por sepse kishte ardhur koha që t’i jepej një shtysë e re burimeve njerëzore.
Në takimin me sipërmarrjen private, Rama u shpreh se koha e fitimeve të padeklaruara të sipërmarrësve ka përfunduar.
“Rritja e pagës minimale, sot, 40 mijë lekë të reja u diktua nga kjo: ne nuk e kishim programuar pagën minimale, se nuk është çështje dëshire. Paga minimale duhet të jetë 1200, por çështja nuk është dëshira por kapaciteti që ka tregu dhe ekonomia për ta mbajtur”, tha Rama.
Më tej ai u shpreh se studentët me bursë ekselence tashmë do të marrin pagë minimale 40 mijë lekë. Ai shtoi se vetëm kështu do mund të ngrihet Shqipëria në një tjetër nivel.
“Kemi futur disa, përveç teknologjisë dhe mësuesisë kemi futur një sërë grupesh të tjera të studentëve, kategorut të tjera, matematike inxhinieri, dhe më të mirët do të marrin një pagë minimale, si studentë. Bursa e tyre e ekselencës dhe studimit në ato degë të rëndësishme do jetë 40 mijë lekë sa një pagë minimale. Sepse kështu mund ta ngremë vendin në një nivel tjetër sot”, tha ai.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




