Këshilli i Stabilizim-Asociimit, Josep Borrell e nis ditën në Tiranë: Pasqyron angazhimin e Shqipërisë për integrimin në BE

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Sigurinë, Josep Borrell, e ka nisur ditën nga Sheshi Skënderbej në Tiranë. Borrell shkruan në rrjetin social Twitter se këtë të enjte (16 mars) do të mbahet Këshilli i Stabilizim Asociimit, që pasqyron angazhimin e qartë ndaj anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe vlerësimin për orientimin strategjik edhe në politikën e jashtme.
“Gëzohem që e nis ditën time në Tiranë ku do të mbajmë Këshillin e Stabilizim-Asociimit me Kryeministrin @ediramaal- historikisht për herë të parë në Shqipëri. Kjo pasqyron angazhimin e qartë ndaj anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe vlerësimin për orientimin e saj strategjik edhe në politikën e jashtme”, shkruan Borrell.

Në një tjetër postim, Borrell bëri me dije se më 18 mars do të takohet me Presidentin serb, Aleksandër Vuçiç dhe Kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin lidhur me marrëveshjen e propozuar nga BE për normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës.
“Të shtunën do të takoj presidentin serb Vuçiq dhe kryeministrin kosovar Kurti për të rënë dakord se si të zbatohet Marrëveshja e propozuar nga BE-ja. Është koha për të përfunduar”, shkruan Borrell.

/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




