Berisha: 14 maji do jetë ndryshim i thellë, Elbasani do votojë për Luçiano Boçin

Politikë | 4 vite më parë

Kreu i grupit ‘Rithemelimit’, Sali Berisha ka deklaruar nga Elbasani se zgjedhjet në 14 maj do të sjellin një ndryshim rrënjësor për këtë qytet.

Duke folur për Ditën e Verës, Berisha tha se Elbasani është sot kryeqytet i pelegrinazhit shqiptar. Kjo ditë sipas tij, është simboli i ndryshimit. Sipas Berishës, si e tillë, ajo do të reflektohet në zgjedhjet e 14 majit dhe kandidatin për kryebashkiak, Luçiano Boçi.

“Por nuk mund të mos theksoj se kjo ditë, është njëkohësisht simbol i ndërrimit, i lulëzimit, i ndryshimit. Natyra fillon e ndërron kostumin e saj, moti vjen tjetër. 14 maji do të ndjekë një ndryshim të thellë dhe qytetarët e Elbasanit do të mbështesin me besim të madh, një intelektual të shquar, një qytetar shembullor, por edhe një politikan të mirënjohur, Luçiano Boçin për qytetar të parë të qytetit”, u shpreh Berisha.

Berisha uroi qytetarët e Elbasanit për Ditën e Verës ndërsa theksoi se kjo fetsë është “Hirushja e festave tona, siç e ka quajtur Faik Konica.”

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme