14 maji/ KAS hedh poshtë ankimimin e “Lëvizjes Bashkë” për t’u regjistruar në zgjedhje

Politikë | 4 vite më parë

Komisioni i AAnkesave dhe Sanksioneve ka hedhur poshtë ankimimin e “Lëvizjes Bashkë” të Arlind Qorit për t’u regjistruar në zgjedhjet vendore të 14 majit.

Ky vendim është marrë me shumicë votash, edhe pse në mbledhjen e zhvilluar ditën e sotme, palët paraqitën argumentet e tyre, por KAS vendosi të rrëzojë ankimimin.

Ndërkaq, më herët KAS nuk pranoi ankimimet e grupit politik të Sali Berishës dhe Enkelejd Alibeajt për regjistrimin në zgjedhjet vendore. Ndërsa ditën e sotme pritet që kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashi të vendosë nëse Partia Demokratike e grupimit politik të Alibeajt do të jetë apo jo subjekt zgjedhor për zgjedhjet e 14 majit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme