Alibeaj kërkesë KQZ për t’u regjistruar më 14 maj, Berisha: Je peng i Ramës! Tabaku: Të dalim të bashkuar

Politikë | 4 vite më parë

Vendimi i Gjykatës së Apelit për vulën e PD, duke lënë në fuqi Enkelejd Alibeajn si kryetar të komanduar të PD dhe rrëzuar Sali Berishën, duket se nuk ka shtensionuar aspak situatën mes demokratëve, por ka ndezur edhe më shumë retorikën e ashpër mes tyre.

Kërkesa në KQZ për regjistrimin e grupit të Alibeajt me logon e PD në zgjedhjet e 14 majit, ka sjellë reagimin e Sali Berishës, për të cilin Allibeaj është peng i Ramës.

Duke iu drejtuar si “Lul Brava” dhe “Ali Basha”, Berisha thotë se të dy janë pengje të Ramës dhe se shpëtimi i PD do të vijë nga anëtarësia e saj.

“Pengjet janë pengje. Zbatojnë vetëm urdhra të pengmarrësit. Nuk ekziston fraksioni. Ekziston fraksioni i pengjeve të Edi Ramës, që përbëhet nga dy persona: Lul Brava dhe AliBasha.

PD është një dhe vetëm një, është ajo e anëtarësisë, është ajo që ka mbështetjen masive te qytetarët shqiptarët, është ajo që ka vendimin e gjykatës së faktit për regjistrimin dhe nuk mund të goditet me asnjë mjet tjetër. Do jenë të mjerë ata që do vazhdojnë si donkishotër betejën me ketë forcë që ka për frymëzim lirinë”, tha Berisha.

Nga ana tjetër deputetja Jordia Tabaku kërkon që PD duhet të dalë më kandidatë të përbashkët në zgjedhje duke lënë mënjanë përfitimet personale.

“Qëndrimi im nuk ka ndryshuar. 3 marsi një ditë rutinë. PD duhet të dalë bashkë. Nuk ka asnjë alternativë tjetër. E kemi kuptuar kundërshtari jonë është përballë nesh. Nuk ka rëndësi të shohim interesin personal, por të ngrihemi që të prezantojmë  një ofertë objektive. I bëj thirrje kolegëve që të bashkohemi dhe t’i ofrojmë shqiptarë një ofertë objektive. E pandershme që në këtë moment të shohim përfitimet personale. Basha është e shkuara, ne shohim nga e ardhmja,” tha Tabaku pak para se të niste mbledhja e kryesisë së PD thirrur nga Alibeaj.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme