“Rithemelimi”, Berisha mbledh KK: Dy pengje në PD janë shërbëtorë të Ramës, bashkëpunëtorë në krim

Vendimi i Gjykatës së Apelit, ka “turbulluar” jo pak ujërat brenda PD-së. Vendimi, i cili i jep juridikisht të drejtën Alibeajt për të përfaqësuar PD-në, ka detyruar Sali Berishën, që në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të “Rithemelimit” të PD-së, të deklarojë së nuk do të bashkëpunojë me grupin e Alibeajt, pasi, sipas tij, “është bashkëpunëtor i Edi Ramës”.
Sipas tij, demokratët duhet tq votojnë vetëm kandidatët e primareve.
“Rivendosëm votën e lirë në piedestal në partinë tonë, për ta vendosur atë, siç e kemi patur dikur në piedestal në shoqërinë shqiptare. Asgjë nuk e ndëshkon një popull se sa mungesa e një vote të lirë. Kjo e tmerron armikun e kësaj vote, Edi Ramën. PD-ja, pas vendimit antikushtetues, antiligjor të Edi Ramës, ndodhet para një përgjegjësie të madhe, për t’i dhënë përgjigjen më të merituar Ramës, i cili pati për shërbëtor dy pengje, të cilët luajtën rolin më të ulët, u përdorën për të kryer veprimin më antikushtetues të pluralizmit. Janë kryekëput vasalë të Edi Ramës. Ata i lejuan vetes të bëhen vegla për vendime që rrallë mund të gjendet ndonjë autokrat që mund ti ketë marrë. Edi Rama nuk ka shpëtim, e pret fati i McGonigalit. Këta dy persona nuk kanë dhe nuk mund të kenë më asnjë lidhje me Partinë Demokratike. PD-ja ndahet në mënyrën më përfundimtare me këta bashkëpunëtorë, në krimin më të rëndë antikushtetues të Edi Ramës. I bëj thirrje çdo demokrati dhe demokrateje, të mbështesë kandidatët e PD-së. Sot ka vetëm një PD në Shqipëri dhe ajo është partia e anëtarësisë së saj, është partia e pamposhtur. Gabojnë rëndë ata të cilët mendojnë se me vendime antikushtetuese duke marrë vulën e saj, do mund të mposhtin PD-në”,- tha Berisha.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




