Veliaj me shoqatat e hotelerisë: Këto janë ditët më të mira për Tiranën, mbi 4 milionë turistë

Në një bashkëbisedim me përfaqësues të shoqatave të hotelerisë, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u shpreh se industria e turizmit ka pësuar rritje gjatë viteve të fundit.
Sipas kreut të Bashkisë, vetëm në 5 vitet e fundit, numri i të punësuarve nga kjo industri është mbi 64 mijë persona. Teksa e konsideroi këtë jë lajm të mirë, Veliaj shtoi numri i turistëve vitin e kaluar kapi shifrën e rreth 4 milionë e gjysmë vizitorësh.
“Në strukturat hoteliere, të mëdha e të vogla, punojnë mbi 64 mijë vetë. E kam fjalën për hostels, AirBnB, hotele, hotele me 5 yje, qendra konferencas etj. Kjo është një gjë e mirë apo e keqe? Unë them se kjo është gjë e mirë. Imazhi i strukturës është baraz me imazhin e Tiranës dhe të Shqipërisë. Nëse kjo industri sulmohet, anatemohet, paragjykohet, shahet, përgojohet, ky është marketingu më i keq që mund t’i bëjmë vendit tonë. Një turist, i cili vjen në fundjavë në Tiranë, nuk i del koha të shkojë edhe në Shëngjergj. Në fakt, vetëm 1 në 1000 mund t’i dalë koha të shkojë në Shëngjergj, por pjesa më e madhe do e njohë Shqipërinë dhe Tiranën nga hoteli ku qëndron. Kjo do të thotë se imazhi i strukturës hoteliere është i barabartë me imazhin e Tiranës dhe të Shqipërisë. Por ajo që është për të qeshur, por edhe për të qarë, është se ka disa njerëz që i shajnë kullat dhe hotelet, por në të njëjtën kohë, konferencat e tyre të shtypit apo zyrat e tyre i kanë në një kullë apo një hotel si ky që jemi sot”, tha Veliaj.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



