Berisha: Rama kërkon të asgjesojë PD-në, ne do ta përjashtojmë nga Shqipëria

Kreu i Partisë Demokratike të Rithemelimit, Sali Berisha në fjalën e tij nga podiumi i pozicionuar përpara Kryeministrisë, ka akuzuar Kryeministrin Edi Rama se vjedh qytetarët dhe se ka si synim të kthejë vendin në çerdhe trafikantësh.
Berisha premtoi përpara qytetarëve, se Revolucioni demokratik do e shndërrojë Shqipërinë në vendin e bekuar për shqiptarët. Revolucioni demokratik, theksoi Berisha, nuk mposhtet nga asgjë.
Berisha u ndal më tej dhe te mbledhja e Gjykatës së Apelit për vulën e PD, duke u shpreh se Rama nuk do mundet kurrë të asgjesojë PD.
“Me asgjë nuk mposht dot idealet e qytetarëve, idelaet e këtij revolucioni. Sot pasi asgjësoi PS, i hoqi të drejtat, votën dhe e uzurpoi me sektin e rilindjes, ai kërkon të asgjesojë dhe PD. Mendon dhe beson se do na përjashtojë nga zgjedhjet. Rama do të të përjashtojmë nga Shqipëria. Sa të jetë toka, ne jemi këtu. Revolucioni ynë ka misionin e madh të demokracisë, lirisë, shpëtimit të Shqipërisë dhe shqiptarëve”, tha Berisha.
Berisha shprehu vendosmërinë se Rithemelimi do të dalë fitimtarë nga beteja me qeverinë, si misionarë të revolucionit demokratik.
“Ne do dalim fitimtarë nga kjo betejë. Sot jo vetëm varfërinë, por do luftojmë tiraninë, dhunimin e votës së lirë. Ai po përpiqet në grahmat e fundit ti japë goditje fatale pluralizmit. Ne jemi këtu për ti thënë se revolucioni ynë do fshijë nga faqja e dheut cilindo që luan me lirinë e shqiptarëve”, u shpreh ai. Teksa u bëri thirrje qytetarëve t’i bashkohen revolucionit demokratik, Berisha theksoi se “Historia na mëson se sa herë që shqiptarët janë bashkuar, kanë bërë mrekullitë e tyre. Le të bëjmë edhe ne mrekullinë tonë, të shndërrojmë vitin 2023 në vitin e mrekullisë shqiptare”. Pas përfundimit të fjalës, Berisha valëviti nga podiumi, flamurin shqiptar.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.


