Meta: Regjimin e Ramës do ta rrëzojmë me protesta e zgjedhje! Kërkon të marrë edhe vulën e PD

Politikë | 4 vite më parë

Kreu i partisë së Lirisë, Ilir Meta ka ripërsëritur akuzat në drejtim të kryeministri Edi Rama, duke e konsideruar qeverisjen e tij si “regjim”.

Nga podiumi i improvizuar në protestën e PD-së së Rithemelimit, Meta theksoi angazhimin e opozitës për të vijuar me protestat, teksa u shpreh se ata do ta rrëzojnë Ramën me “protesta dhe zgjedhje, zgjedhje dhe protesta”.

Ai u ndal edhe te procesi gjyqësor në Gjykatën e Apelit, ku pritet të vendoset në lidhje me “fatin” e vulës së Partisë Demokratike, duke pretenduar për ndikime politike në këtë proces, teksa u shpreh se Rama kërkon të marrë edhe drejtimin e partisë më të madhe opozitare në vend.

“Regjimi më i korruptuar në kontinent, regjimin që është lider vetëm për shpopullimin e vendit që ja ka kaluar edhe Bjellorusisë sa i takon mungesës së investimeve. Jemi sot këtu në vazhdim të angazhimit tonë të pathyeshëm për ta rrëzuar këtë regjim me protesta e zgjedhje, me zgjedhje e protesta.

Një i marrë i tmerruar nga fjala e lirë, për të plaçkitur miliarda euro, për të shkatërruar me IKM-t e tij mbi gjysmën e akteve dhe vednimeve që ai instuticion kriminal ka marrrë. Këtij të marri nuk i intereson që uzurpoi PS që e shndërroi në një bandë plaçkitëse me deputetë që janë vetëm kartona dhe nuk kanë asnjë bindje politike dhe asnjë kujtesë sa i takon të kaluarës. Tani kërkon të marrë edhe vulën e PD.

Ky njeri me probleme të mëdha mendore, sot është në panikun e presioneve nga më mafiozet që ushtrohen nga ata mbështetjen e të cilëve e kërkoi për marrjen e të gjitha pushteteve. Pse i duhet të asgjësojë PD dhe çdo zë kritik opozitar? Që të vjedhë akoma më shumë dhe të mos japë llogari. Të gjithë sëbashku të vazhdojmë në rrugën tonë, protesta dhe zgjedhje, zgjedhje dhe protesta”, tha Meta.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme