Zgjedhjet e 14 majit/ Meta: Të përqëndruar në Tiranë, Durrës dhe Elbasan! Asnjë skenar s’e ndal fitoren

Tirana, Durrësi dhe Elbasani, janë fitoret e synuara nga Partia e Lirisë dhe Komisioni i Rithemelimit në zgjedhjet vendore të 14 majit. Teksa iu bashkua protestës së PD-së së Rithemelimit, i pyetur nga mediat, Meta u shpreh me konsiderata të larta për kandidatët e dalë nga procesi i primareve për këto 3 bashki. Nga procesi i Primareve u zgjodh Belind Këlliçi për të garuar në Tiranë, Ardian Muka në Durrës dhe Luçiano Boçi në Elbasan.
“Jam i përqëndruar në Tiranë, Durrës e Elbasan. PL është krenare se ka bërë zgjedhje perfetkte. Figura të integritetit të lartë që kanë të drejtën morale të provohen dhe që përfaqësojnë model tjetër bashkëpunimi dhe jo arrogancës”, u shpreh Meta.
Ndalur te “beteja” që po zhvillohet sot (3 mars) në Gjykatën e Apelit në lidhje me vulën e PD-së, Meta tha se vendimi do të tregojë, sipas tij, nëse ka mbetur shpresë që merren vendime sipas ligjit.
“Nuk ka asnjë skenar që ndalon opozitën e bashkuar të fitojë zgjedhjet e 14 majit. Sot kemi mundësi të shohim nëse ka mbetur shpresë që merren vendime në përputhje me ligjin apo delegjitim total të pushtetit të Ramës”, theksoi kreu i PL-së.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.


