Rama në Itali, nderohet me “Urdhrin e Minervës” nga Universiteti Gabriele d’Annunzio

Politikë | 4 vite më parë

Kryeministri Edi Rama u nderua me “Urdhrin e Minervës” për kontributin e tij ndaj shtetit italian gjatë pandemisë së Covid-19, nga një prej universiteteve më prestigjoze Gabriele d’Annunzio, në Pescara të Italisë, pas miratimit unanim të senatit akademik të këtij ateneu. Ky titull nderi iu dorëzua Kryeministrit Rama në një ceremoni të organizuar enkas, në mjediset e këtij Universiteti nga rektori Sergio Caputi, i cili shprehu mirënjohjen e thellë për solidaritetin konkret të treguar ndaj Italisë, në atë periudhë tejet të vështirë të pandemisë së Covid 19.

Rama konsideroi marrëdhënien si të thellë me shtetit italian ndërsa theksoi se kontributi, dhënë këtij shteti gjatë pandemisë ishte një gjest instiktiv dhe njerëzor.

“Është një nder shumë i madh për mua dhe pse unë nuk jam shtatshkurtër. Dhënia e këtij Urdhriumë duket disi e ekzagjëruar, megjithatë e mirëprej dhe e  vlerësoj. Jemi në një fazë të re të një marrëdhënieje e cila u ndërpre pothuajse një gjysmë shekulli për të rinisur më pas në një mënyrë disi të ashpër me shqiparët që mbërrinin në brigjet italiane. E dukeshin si alienë, por u mirëpritën me një  ndjenjë të lartë humanizmi që s’do e harrojmë kurrë. Shqipëria u rrit dhe u zhvillua. Tashmë jemi në një marrëdhënie ku të dyja palët kanë nevojë për njëra-tjetrën. Italia e sheh Shqipërinë si një partner të pazëvendësuyeshëm”, tha kryeministri në nisje të ceremonisë.

Jam i vetmi anëtar i qeverisë time që nuk zotëroj një titull akademik të lartë. Por të thënë të drejtën nuk mund të them nëse vendimi i qeverisë shqiptare kishte të bënte me dijen apo mençurinë. Ka qenë një gjest institkti njerëzoir, i thjeshtë, instikt moral i ngjashëm me betimin e Hipokratit. Ajo çka Shqipëria ka bërë gjatë emergjencës së pandemisë ishte shumë pak krahasuar me atë çka i detyrohet, por shumë për atë çka mundte realisht. E bëmë për të treguar se egoizmi mes shteteve edhe pse merret i mirëqenë  Nuk është një domosdoshmëri, pasi Evropa ndërtohet me fakte dhe jo me kompromise. Fatet e Shqipërisë dhe Italisë përherë janë ndërthurur në kërkim e rendur në kërkim të asaj që përkufizohej si fryma autentike e Europës”, tha Rama.

Urdhri Akademik i Minervës është krijuar nga Universiteti “Gabriele d’Annunzio” në vitin 1986 me propozimin e rektorit të asaj kohe, profesor Uberto Crescenti, me qëllim që t’i atribuohej njohja akademike studiuesve dhe personaliteteve nga bota e kulturës, ekonomisë dhe shkencave. Dekorimi i urdhrit përbëhet nga një medalje ari dhe nderimet bëhen nga rektori gjatë një ceremonie akademike.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme