Çështja “McGonigal”, Escobar: Marrëdhëniet e mira Shqipëri-SHBA nuk ndikohen prej saj

Politikë | 4 vite më parë

Teksa opozita shqiptare ka thirrur këtë të enjte një mocion me debat me kryeministrin Edi Rama të cilin e akuzon për afera me zyrtarin e lartë të FBI, “McGonigal”, ka ardhur reagimi i të dërguarit të Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. I pyetur nga mediat në Shqipëri, zyrtari i lartë amerikan tha se marrëdhëniet Shqipëri-SHBA nuk cënohen aspak nga kjo çështje që po hetohet nga vetë FBI.

“DASH nuk është pjesë e hetimit. Çështja e zyrtarit të FBI, McGonigal po hetohet nga vetë FBI. Do të thoja që Shqipëria është një partner i shkëlqyer i SHBA. Vendi juaj është një pjesë e rëndësishme e Këshillit të Sigurimit dhe Aleancës së Atlantikut të Veriut”. Çështja MC Gonigal, nuk e ka dëmtuar aspak marrëdhënien tonë të mirë me Shqipërinë”, tha Escobar.

Në akuzat e ngritura nga ish-kryeministri Berisha, u përfshi dhe vetë Gabriel Escobar, si pjesë e grupit “McGonigal” që u vendosnin gjoba biznesmenëve shqiptarë, si dhe ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim.

/rtsh/

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme