Rritet me 7% paga e ushtarakëve, Peleshi: Të arrijmë mesataren e vendeve të NATO-s

Politikë | 4 vite më parë

Rritet me 7% paga për ushtarakët. Vendimi është komunikuar këtë të mërkurë nga Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, dhe hyn në fuqi nga dita e sotme. Peleshi deklaroi se pagat e ushtarakëve sot janë dinjitoze, por synimi i qeverisë, është arritja e mesatares së vendeve të NATO-s.

“Rritja e pagës prej 7% nga sot për të gjithë ushtarakët, nga ushtaraku bazë deri te gradat më të larta. Rritja e pagave nuk është më fenomen spontan por i përvitshëm. Derisa ushtarakët të trajtohen më pagë në mënyrë dinjitoze. Edhe sot nivelet janë dinjitoze por duam të arrijmë mesataren e NATO-s”, tha Peleshi.

Ministri i Mbrojtjes bëri me dije më tej, se nga 2 marsi, në qendër të Tiranës do të vendoset pika e lëvizshme e rekrutimit për ushtarë të rinj.

“Nga nesër në qendër të Tiranës do vendoset pika e lëvizshme e rekrutimit që më pas do shkojë dhe në qytete të tjera”, tha Peleshi.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme