“McGonigal” në Kuvend, deputetët do diskutojnë 24 orë mocionin me debat me kryeministrin Rama

Politikë | 4 vite më parë

Kuvendi do t’i rikthehet sërish çështjes së “McGonigal” ku deputetët e opozitës do të kenë mundësi të zhvillojnë mocionin me debat me kryeministrin Edi Rama.

Praninë e kreut të qeverisë e konfirmoi pak ditë më parë edhe kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.

Mocioni pritet të zgjasë rreth 24 orë ku çdo deputet do të ketë 10 minuta në dispozicion për të folur  për këtë çështje.

Minutat e diskutimit do të ndahen mes deputetëve të Partisë Socialiste me 750 minuta dhe deputetëve të grupit “Alibeaj” 350 minuta, informon gazetarja e Radio Televizioni Shqiptar, Sonila Agostini.

Gjithashtu, në mocionin me debat për çështjen “McGonigal” të ditës së nesërme Partia e Lirisë dhe PSD do të kenë në dispozicion nga 30 minuta. Ndërsa Berisha dhe Flamur Noka do të kenë mundësi të flasin përkatësisht nga 10 minuta.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme