Aplikacioni “Aktivisti”, Celibashi: Kemi marrë kërkesën e PD-së, po shohim a mund të ketë shkelje ligjore për zgjedhjet

Politikë | 4 vite më parë

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka deklaruar se institucioni që ai drejton ka marrë një kërkesë nga Partia Demokratike për aplikacionin “Aktivisti” nëse ky aplikacion cenon procesin zgjedhor.

Duke folur për këtë çështje, Celibashi shpjegoi se KQZ po shqyrton nëse mund të ketë shkelje ligjore që mund të vijë nga ky aplikacion.

“Ne kemi marrë një kërkesë nga Partia Demokratike për këtë çështje dhe jemi duke parë  se çfarë implikon në raport me ligjin ky aplikacion. Apo edhe sjellja e pronarit të këtij aplikacioni në raport me Kodin Zgjedhor. Me pjesën tjetër të legjislacionit nuk është çështja jonë dhe këtë nuk di ta them”, u shpreh Celibashi.

Celibashi theksoi se KQZ po kërkon shpegimet përkatëse dhe do të dalë në një vendim apo vlerësim të caktuar.

“Gjithsesi jemi duke kërkuar shpjegimet respektive në lidhje me këtë çështje bazuar në këtë kërkesë të Partisë Demokratike dhe besoj deri nga java tjetër do të kemi një vendimmarrje ose një vlerësim të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”, përfundoi Celibashi në diskutimin e tij me gazetarët.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme