Kryetarja e Komisionit të Ligjeve: Protesta e 3 marsit, presion drejtësisë për vulën e PD

Politikë | 4 vite më parë

Kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka deklaroi se protestat e opozitës po keqpërdoren për t’i bërë presion drejtësisë. Në emisionin Pa Censurë” në RTSH, zonja Bushka i’u referua protestës së 3 Marsit, të thirrur nga zoti Berisha në të njëjtën ditë, kur është lajmëruar seanca në Gjykatën e Apelit për çështjen e legjitimitetit të organeve të PD, i njohur si gjyqi i vulës së PD.

“Të gjithë kanë të drejtën të protestojnë. E rëndësishme është që askush nuk vritet si në 21 janar. Mua nuk më pëlqen që njerezit të keqpërdoren për të drejtën e protestës. P.sh, protesta e 3 marsit nuk është një protestë politike. Është një protestë si presion që u bëhet organeve të drejtësisë, që te mos vendosin sipas ligjit, por të tulaten nga presioni i protestës. Ky është mesazh i gabuar për drejtësinë, për qytetarët dhe për shtetin e së drejtës. “- tha Klotilda Bushka për emisionin “Pa Censurë”.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme