FRPD proteston para SPAK

Politikë | 4 vite më parë

Të rinjtë e FRPD duket se kanë ngritur siparin e protestave të opozitës. Të enjten ata kanë zhvilluar një protestë jashtë dyerve të Prokurorisë së Posaçme, SPAK, duke i bërë thirrje kësaj strukture të mos veprojë nën urdhrat e kryeministrit. Në duar ata mbanin pankarta me emrat e dosjeve të cilat janë nën hetim nga SPAK, ndaj të cilit opozita shqiptare ka rezerva të shumta.

“I bëjmë thirrje SPAK-ut që është bërë kaps të mos jetë më një vegël në dorën e një kryeministri që e shkel ligjin por të kthehet dhe t’i vërë gishtin kokën sa i përket çështjeve. Të dinë të bëjnë punën e tyre dhe t’i dalin për zot ligjit që kanë bërë për të mos u kthyer në mburojë të një qeverie mafioze dhe të inkriminuar. T’i kthehet qytetarëve dhe të mbajë përgjegjësi për pozicionin që kanë”, deklaroi një prej të rinjve të FRPD.

“Pse SPAK nuk hap dosje të mëdha? Pse SPAK nuk është në krahun e popullit, por në krah të interesave të tyre? Ku janë këto lekë? Pse po shpopullohet çdo ditë e më shumë  Shqipëria? Mos vallë paratë po përdoren për masakrat zgjedhore dhe firmat fantazma?” ishin pyetjet e opozitarëve të rinj.

FRPD u bëri thirrje qytetarëve shqiptarë të marrin pjesë masivisht në protestën e datës 11 shkurt të paralajmëruar nga opozita e djathtë dhe e majtë.

/ rtsh.al /

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme