Protesta e paralajmëruar nga Berisha, Meta: Do ketë jehonë mbarëbotërore! Ndryshimi do ndodhë me çdo çmim

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një konferencë për media ka vijuar akuzat ndaj Kryeministrit Edi Rama se ka përdorur në mënyrë korruptive ish-zyrtarin e lartë të FBI-së të arrestuar, Charles McGonigal kundër opozitës. Meta bëri thirrje për dorëheqjen e Edi Ramës, ndërsa theksoi se ndryshimi në vend do të ndodhë me çdo çmim.
“Jam i bindur se jeni shokuar dje me shfaqjen tepër të shëmtuar të Kuvendit dhe të drejtuesve të tij nën dirigjimin e Ramës, i kapur në flagrancë, në një komplot të qartë kundër demokracisë, pluralizmit politik dhe rendit kushtetues në vend, duke përdorur manipuluar, joshur dhe korruptuar zyrtarë të lartë të vendeve partnere. Çdo përpjekje e Ramës për t’iu shmangur përballjes me të vërtetën, përfshi dhe hetimin parlamentar për këtë aferë skandaloze korrupsioni që ka pushtuar lajmet në SHBA, Britani, Europë e gjithë botën.
Jam shumë i nderuar që 3 porositë e para që i ka dhënë Rama këtij zotërisë që është ndaluar nga Amerika, së cilës i besoj dhe kam marrëdhënie të shkëlqyera, i ka dhënë kundër Presidentit në detyrë, Ilir Metës, për të bërë hetime të paligjshme dhe nën autoritetin e FBI për të ndikuar këtu dhe jashtë vendit për të marrë dëshmi të rrepe përmes shantazheve. Kur bëheshin presionet e mëdha ndaj Ilir Metës si President pse mbronte Kushtetutësn nga dhunimi që i bënte Erama dhe kapja e drejtësisë që bënte Rama, unë kam thënë që Kim Philby vazhdon, jeton dhe punon kundër interesave euroatlantike. Ja këta janë për ata që e kam fjalën. Kjo që ka ndodhur është e patolerueshme dhe e pafalshme.
Për mua Edi Rama duhet të kishte dhënë dorëheqjen. Ndryshimi do ndodhë me çdo çmim. Çmimin ta zgjedhë Rama Ne çmimin e shpërbërjes së Shqipërisë, shkatërirmit të demokracisë dhe interesave kombëtare nuk e pranojmë. Rama bën miraë ta zgjidhë me një çmim sa më të arsyeshëm ër veten e tij dhe të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë. Shkatërroi reformën në drejtësi”, tha Meta.
Sa i përket deklaratës së kryetarit të Partisë Demokratike zgjedhur nga procesi i Rithemelimit, Sali Berisha për mbajtjen e një proteste, Meta u shpreh se do bashkohet në atë që theksoi se do jetë jehonë mbarëbotërore.
“Do bashkohen gjithë shqiptarët e ndershëm dhe patriotë. Do ketë jehonë mbarëbotërore sepse është skandal në gjithë mediat botërore“, tha Meta.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




