Samiti/ Macron: E rëndësishme të kemi solidaritet mes BE dhe Ballkanit Perëndimor

Politikë | 4 vite më parë

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka mbërritur në Tiranë, duke iu bashkuar Samitit BE-Ballkani Perëndimor. Në një kmunikim të shkurtër për mediat, Macron theksoi se do të diskutohet në lidhje me krizën energjetike, duke shtuar se duhet të ketë më shumë solidaritet mes BE dhe Ballkanit Perëndimor.

“Jam shumë i lumtur që sot jam në Shqipëri. Samiti në një moment mjaft të rëndësishëm për ne. Kemi projekte konkrete për të diskutuar. Është e rëndësishëm që të ketë solidaritet mes BE dhe Ballkanit Perëndimor për energjinë dhe procesin e integrimit të kësaj pjese në BE. E rëndësishme të punohet drejt solidaritetit. Do kemi mundësi të përgatisim konkluzionet për energjinë”, tha Macron.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme