Ilir Meta takon Berishën në zyrën e PD: Jemi për Shqipëri europiane, jo për regjim policor

Politikë | 4 vite më parë

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka zhvilluar këtë të mërkurë (30 nëntor) një takim me kreun demokrat zgjedhur nga procesi i Rithemelimit Sali Berisha në selinë e PD.

Pas një takimi rreth 60-minuta, Ilir Meta ka deklaruar para mediave se në datën 6 dhjetor do të dalin në protestë përballë përgjegjësve për kapjen e shtetit dhe minimit të procesit të integrimit evropian.

Për Metën, siguria e Evropës është e kërcënuar nga mafia që sipas tij përdor shtetin për ta kthyer Shqipërinë në një bazë logjistike të mafias ndërkombëtare për të gjitha llojet e trafiqeve.

“Kjo është çështje Kushtetute. Jemi për Shqipërinë Evropiane, jo për regjim policor. Në datën 6 përballë përgjegjësit për kapjen e shtetit dhe për minimin e gjithë procesit të integrimit evropian të Shqipërisë për vite të tëra.

Sigurinë e Evropës e kërcënon vetëm mafia që përdor shtetin për ta kthyer Shqipërinë në një bazë logjistike të mafias ndërkombëtare për të gjitha llojet e trafiqeve me në krye kokainën. Nuk vjen asnjë problem i sigurisë nga qytetarët e Tiranës dhe mbarë Shqipërisë që duan një Shqipëri evropiane dhe e duan sot dhe asnjë ditë më vonë”, tha Meta.

Më 6 dhjetor grupi i Rithemelimit do të zhvillojë një protestë kundër qeverisë, në të njëjtën ditë kur Tirana pret liderët e BE dhe Ballkanit Perëndimor.

/rtsh.al/

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme