Porti i Durrësit, Rama: Do impaktojë GDP e vendit deri në 1.8 % çdo vit! Do ngrejë peshë vlerën e gjithë Shqipërisë

Ndërtimi i Portit Turistik të Durrësit do të ketë një kontribut dhjetëvjeçar me rreth 8 miliardë euro në Prodhimin e Përgjithshëm Kombëtar. Kështu shkruan kryeministri Edi Rama, teksa thekson se po ashtu do të impaktojë GDP e vendit 1.2% deri 1.8 % çdo vit.
Sipas kryeministrit, ky projekt do të jetë një motor ekonomik që do të ngrejë “peshë” vlerën e Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë.
“Vetëm ndërtimi i Portit Turistik do të impaktojë GDP e vendit 1.2% deri 1.8 % çdo vit dhe ky port do të jetë një motor ekonomik, me një kontribut dhjetëvjeçar rreth 8 miliardë euro në Prodhimin e Përgjithshëm Kombëtar, ndërkohë që do të ngrejë peshë vlerën e Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë”, shkruan Rama në Facebook.
Me 76 vota pro, Kuvendi miratoi të enjten projektin për Portin e Durrësit. Në një seancë maratonë Kuvendi i hapi rrugë investimit më të madh në rajon, i cili do të jetë tërëisht i huaj dhe do të ndahet në 2 faza me 5 vite distancë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




