Linjë hekurudhore Durrës-Shkup dhe Port të Thatë në Strugë, Grubi: Tregues i marrëdhënieve vllazërore! Balluku: Të lobojmë për financime

Politikë | 4 vite më parë

Mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut do të ketë një linjë hekurudhore Shkupë-Durrës dhe një Port të Thatë në Strugë që do i jap mundësi vendit që të ketë “dalje në det’. Gjithashtu mes dy vendeve do të ketë edhe një pikë të re të përbashkët kufitare ku do të menaxhohet nga ekipe dhe grupe të përbashkët pune në kufirin e Qafë Thanës.

Zv.kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi tha se të gjitha këto marrëveshje të rëndësishme janë tregues i marrëdhënieve vllazërore mes shteteve ku sot nuk është më tabu që kryetari i Kuvendit të jetë shqiptar.

“Nuk është tabu që kryeministri të jetë shqiptar, me Shqipërinë nuk kemi asnjë çështje të hapur, por kemi marrëdhënie bilaterale. Formimi i komisionit të përbashkët, që do përcaktojë vendndodhjen e rrugëve, llojet e ngarkesave dhe udhëtarëve, ka të bëjë me 2 autostradat tona në Korridorin 8. E dyta, hekurudha Shkup-Durrës, dhe e treta që është nismë e Ramës, bëhet fjalë për Portin e Thatë në Strugë, në 3 muaj, palët do bëjnë plan për ndërtimin e këtij porti, falënderoj Ramën, që na mundësoi qasjen e një vendi pa det në portin e Durrësit dhe vetëm në këtë mënyrë zhvillohen marrëdhëniet vëllazërorë”, tha Grubi.

Edhe zv.kryeministrja Belinda Balluku tha se këto projekte janë mjaft të rëndësishme për të dyja vendet dhe duhet që për këto të lobojnë për të përthithur sa më shumë financime.

“Ajo që kemi vërejtur është se në rast se nuk bashkëpunojmë dhe nuk do kemi strategji të mire studiuara që do të ndikojnë në zhvillimin ekonomike të rajonit nuk do të kemi një zgjidhje permanente. Rritja e çmimeve në mënyrë stratosferike të energjisë kanë treguar se askush në Europë nuk i ishte i përgatitur. Sot nuk flitet vetëm për çmimin por edhe për sigurinë e sasisë energjetike për mbulimin e nevojave. Një nga marrëveshjet është ajo e bashkëpunimit energjetik, një nga më të rëndësishëm pasi nuk është thjeshtë një situatë krize por ka të bëjë me sigurinë rajonale të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor. Energjitë e rinovueshme janë padyshim ato të së ardhmen dhe asnjë nuk lëviz nga kjo axhendë, por nga ana tjetër një burim  energjia që do të ishte nën kontrollin e shtetit dhe jo në dëshirën e motit do të ishte një tregues për sigurinë kombëtare. Kjo ka të bëjë me gazin e lëngshëm amerikan në portin e Vlorës. Duke e transportuar në tubin e TAP duke kthyer rajonin në shpërndarës të rëndësishëm në shpërndarjen e gazit të lëngshëm. Korridori 8 është nga projektet më të rëndësishme dhe vitale për dy vendet tona por edhe për Bullgarinë dhe Italinë. Zëri i tyre do na ndihmonte shumë që Korridori i 8 të inkludohet në thirrjet e ndryshme për sa i përket financimeve. Kosto e ndërtimi të hekurudhës dhe autostradës nëse do të përballoheshin nga buxhetet e dy shteteve do të ishin kosto të rënda. Ne do të vazhdojmë lobimin që korridori i 8 të përfshihet nga programi i BE për të përfituar financimet. Do kërkoj nga kompania që po operon aktualisht te ne që pa shtuar fonde të bëhet studimi dhe për Portin e Thatë të Strugës për të bërë një projekt të detajuar që portin e Porto Romanos të lidhet me Portin e Thatë në Prishtinë dhe Strugë”, tha Balluku.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme