Buxheti 2023/ Ibrahimaj: Adreson shtresat në nevojë! Parashikojmë rritje ekonomike 2.6%

Buxheti i vitit 2023 do të adresojë shtresat në nevojë. Kështu bëri me dije Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj nga foltorja e Kuvendit, ku prezantoi projektbuxhetin.
Duke theksuar se Shqipëria ka inflacionin më të ulët në rajon, Ibrahimaj shtoi se rritja e ekonomike për vitin që vjen parashikohet të jetë 2.6%, që do të vijë me investime të rëndësishme.
“Opozita tha të pavërteta në interpretime shifrash. Buxheti nuk lexohet dhe nuk interpretohet. Buxheti i kthen përgjigje të gjitha krizave që ka sjellë lufta. Adreson shtresat në nevojë. Ekonomia jonë është e qëndrueshme dhe këtë e ka treguar në përballimin e 2 krizave të njëpasnjëshme. Ne përmes këtij buxheti do të garantojmë rritje ekonomike që do të vijë me investime të rëndësishme. Projektligji do të vijojë mbështetjen për energjinë elektrike me 12 mln lekë, bashkë me 80 mln eurot e Bashkimit Evropian. Rritja e pagave do të jetë një tjetër premtim që do të mbahet. Do të rritet paga minimale me 36 mijë lekë. Në vitin e ardhshëm parashikojmë rritje ekonomike 2.6%. Ne parashikojmë që të ardhurat buxhetore për vitin 2023 të jenë 631.7 mld lekë, dyfishi i të ardhurave që kishim në vitin 2013. 29% e produktit të brendshëm bruto. Nuk është e vërtetë që kemi rritur barrën fiskale. Kemi 95% biznese që nuk paguajnë taksa”, tha Ibrahimaj.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




