Dokumenti/ Rama: AZHBR-së i kërkohen 12 mln lekë përmes shantazhit mediatik, përndryshe fillojnë shpifjet

Politikë | 4 vite më parë

Pas deklaratave të shumta se qeverisë i bëhet shantazh mediatik për përfitime fondesh, sot kryeministri Edi Rama ka publikuar një dokument ku sipas tij vërteton këtë gjë.

Rama shkruan se përmes shantazhit mediatik AZHBR-së i kërkohen 12 milionë lekë që media kombëtare të publikojë lajme për suksesin e Shqipërisë rurale ose në të kundërt do të fabrikohen lajme kundër saj duke e shoqëruar me një dokument.

 “Ja për shembull se si funksionon shantazhi mediatik. Kërkohen 120mln lek nga AZHBR për t’u treguar shqiptarëve kudo ndodhen sa mirë po ecën Shqipëria rurale. AZHBR s’e plotëson dot kërkesën e shpjeguar në shumë faqe se si e qysh tërë dynjaja do shohë shqip/anglisht suksesin e saj! Atëherë pllaka kthehet përmbys dhe dynjasë i jepet një emision i tërë me gllabërim parash të bujqësisë, një fabrikim nga fillimi në fund me gjysmë të vërteta që janë edhe gënjeshtrat më të mëdha, e ngjashme si dy pika uji me një fabrikim nga i njëjti kanal për Rilindjen Urbane”, shkruan Rama në twitter

Dokumenti i publikuar nga Rama

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme