Dialogu strategjik SHBA-Shqipëri, Yuri Kim: Gati të bëjmë më shumë për demokracinë dhe mbrojtjen

Shqipëria dhe SHBA kanë forcuar bashkëpunimin sa i përket sigurisë rajonale dhe globale, mbrojtjes, integrimit, reformës në drejtësi, tregti dhe investime. Kështu bëri me dije Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, pas dialogut strategjik mes dy vendeve.
Në një postim në Twitter, Ambasadorja Kim shkruan se SHBA dhe Shqipëria janë të gatshme të bëjnë më shumë për demokracinë, mbrojtjen dhe biznesin.
“Të emocionuar për t’u rikthyer në Tiranë pas Dialogut Strategjik inaugurues SHBA-Shqipëri javën e kaluar, i cili u mundësoi zyrtarëve të lartë të dy vendeve tona të forcojnë bashkëpunimin në të gjithë gamën e çështjeve: sigurinë rajonale dhe globale (veçanërisht si Aleatët e NATO-s dhe anëtarët e Këshillit të Sigurimit të OKB-së) , bashkëpunimi në mbrojtje… (përfshirë sigurinë kibernetike), integrimin, reformën në drejtësi dhe luftimin e korrupsionit, energjinë dhe ndryshimet klimatike, tregti dhe investime. Takimet me departamentin e Shtetit, departamentin e Mbrojtjes, departamentin e Tregtisë, departamentin e Energjisë, USAID, Agjencia zyrtare e kreditimit të eksportit në SHBA, Agjencinë për promovimin e prosperitetit ekonomik dhe garantimin e sigurisë financiare të Shteteve të Bashkuara, Shtëpia e Bardhë. SHBA dhe Shqipëria janë të gatshme dhe në gjendje të bëjnë së bashku më shumë se kurrë më parë për demokracinë, mbrojtjen dhe biznesin. Le të fillojmë punën dhe le të vazhdojmë të ecim përpara”, shkruan Ambasadorja.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




