Fluturimet me charter të Ramës, “Rithemelimi” kërkon ngritjen e Komisionit Hetimor

Kreu demokrat zgjedhur nga procesi i Rithemelimit Sali Berisha ka mbledhur grupin parlamentar të PD. Në një deklaratë për media, deputeti Luçiano Boçi teksa akuzoi kryeministrin Rama se me fluturimet charter ka djegur në ajër 22 milionë euro të shqiptarëve, bëri me dije se do dorëzojnë në Kuvend kërkesën për ngritjen e Komisionit Hetimor për këtë çështje.
Sipas Boçit, çdo tentativë për të penguar këtë Komision, do konsiderohet nga PD si tentativë për fshehjen e së vërtetës.
“Përpjekja e policisë për të fshehur ngjarjen tregojnë qartë kush është kundër qytetarit. Mbrëmë krimi ka treguar fuqinë e tij përballë një pushteti të gjunjëzuar dhe një qeverisje të korruptuar. Sipas të dhënave të dala nga TIMS Rama ka fluturuar plot 137 herë duke djegur 22 milionë euro të shqiptarëve.
Grupi ynë do dorëzojë kërkesën për ngritjen e komisionit hetimor për zbardhjen e kësaj afere korruptive për të zbuluar para shqiptarëve fytyrën e vërtetë të korruptuar të këtij regjimi. Do kërkojmë mbështetjen e të gjithë deputetëve dhe çdo tentativë për ta penguar komisionin do konsiderohet si tentativë për fshehur të vërtetën para shqiptarëve”, tha Boçi.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




