Manja te ‘Siguria’: Vaqarrin e kthejmë në ‘Burg të Hapur’, shtojmë institucion të ri në Kardhiq, do i shërbejë jugut

Politikë | 4 vite më parë

Projektbuxheti 2023 përfshin investime në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve dhe institucionet e sigurisë ku fokusin më të madh do e marrë burgu i grave dhe ai i rehabilitimit të të miturve si dy kategori që kanë një trajtim të veçantë sipas ligjit. Gjithashtu Manja tha se në fokus është edhe projekti ambicioz për ta kthyer Vaqarrin në një burg të hapur. Burg i hapur u jep mundësinë të burgosurve të punojnë jashtë ambienteve të burgut, ai del nga burgu në mëngjes dhe shkon në vendin e punës dhe pas përfundimit të punës shkon menjëherë në institucion.

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja tha se burgu i grave ka nevojë të ndërtohet nga fillimi në mënyrë që të kenë kushte dinjitoze, por edhe institucioni i rehabilitimit të të miturve ka nevojë për ndërhyrje.

‘Është domosdoshmëri ndërtimi i burgut të grave. Do fillojmë ndërtimin e burgut të grave në Tiranë, me kushte dinjitoze. Do të ndërtojmë Institutin e rehabilimit të të miturve, që aktualisht janë në Kavajë. Lidhur me burgun e Vaqarrit duam që të kemi një burg të hapur, ku do të zbatojmë alternativat e dënimit me burgim. Edhe për Vaqarrin kemi një projekt të gatshëm dhe duam ta kthejmë në burg të hapur”, tha Manja.

Gjithashtu lidhur me institucionet e vuajtjes së dënimit, Manja tha se për jugun duhet të ndërtohet një institucion i ri në Kardhiq, krahas burgut të Tepelenës, në mënyrë që t’i shërbejë të gjithë zonës së jugut.

“Sa i përket burgut të Tepelenës, qëllim ynë është që për jugun ne të kemi një institucion të ri në Kardhiq. Do t’i shërbejë gjithë zonës së jugut”, tha ai.

Manja foli edhe për ndryshimin e ligjit për punonjësit e policisë së shtetit duke hequr kufizimin e moshës deri në 35 vjeç, ndërsa tha se rritja e pagave të tyre do të bëhet sa herë që rriten edhe pagat për punonjësit e Policisë së Shtetit.

“Lidhur me rritjen e pagave për punonjësit e burgjeve më vjen mirë që kanë përfituar më shumë ata që janë 24 orë në shërbim duke filluar nga grada më e ulët. Rritja fillon nga 40 mijë lekë që ka qenë net shkon në 55 mijë lekë neto. Kjo është një rritje e konsiderueshme dhe tashmë rritja e pagave për punonjësit e policisë së burgjeve do të jetë në të njëjtin trend sa herë do të ketë rritje për punonjësit e policisë së shtetit. Kemi sjell një ndryshim në ligjin për punonjësit e policisë së burgjeve, është depozituar në Kuvend, ku kemi heq kufizimin e moshës për pranimin në policinë e burgjeve deri në 35 vjeç. Duam ta heqim këtë që t’i hapet rruga dhe fluksit të pranimit të policisë së burgjeve”, tha Manja.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme