Dialogu strategjik SHBA-Shqipëri, Xhaçka takon Blinken: Marrëdhënia jonë bazohet në themele të qëndrueshme

Teksa Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës vijojnë dialogun për partneritetin strategjik, takimit i është bashkuar edhe Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken.
Blinken është takuar me ministren e Jashtme Olta Xhaçka, ku i ka konfirmuar thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në fushat me rëndësi si mbrojtja, siguria dhe energjia.
Duke vlerësuar aktin e strehimit të afganëve, Blinken tha se SHBA do të jetë mirënjohëse ndaj Shqipërisë si një aleat që gjithmonë ka marrë përsipër përgjegjësitë.
“Shqipëria e vlerëson shumë partneritetin e saj strategjik me SHBA-të dhe jemi të bindur se kjo marrëdhënie do të thellohet dhe zgjerohet më tej në të ardhmen duke u bazuar në themelet e qëndrueshme të miqësisë midis vendeve dhe njerëzve tanë”, tha Xhaçka.
Prej dy ditësh në Washington DC është duke u zhvilluar dialogu strategjik mes Shqipërisë dhe SHBA-së, ku dy delegacionet kanë diskutuar në çështjet më të rëndësishme për të dyja qeveritë që nga siguria kibernetike, thellimi i marrëdhënieve dypalëshe, ndihma e dhënë ndaj Ukrainë, forcimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë, mbrojtjes kibernetike, energjisë dhe ndryshimeve klimatike.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




