“Orë shtesë falas për arte, zeje dhe teknologji”/ Muzhaqi: Programi jashtëshkollor nga janari për 9-vjeçaret dhe gjimnazet

Ministrja për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi ka njoftuar vendimin e marrë nga qeveria për nisjen e programit jashtëshkollor në shkollat 9-vjeçare dhe gjimnaze për kurse falas jashtë orarit mësimor por brenda ambienteve të shkollës. Muzhaqi sqaroi se bëhet fjalë për orë shtesë në arte, zeje, pikturë dhe teknologji. Sipas Muzhaqit, ky program do të nisë në 200 shkolla të vendit nga muaji janar i 2023-shit.
“Dy janë programet e rëndësishme të cilat do doja të vija vëmendjen: i pari lidhet me orarin jashtë programit mësimor i cili do të zhvillohet si për 9-vjeçaret ashtu dhe për gjimanzet në të njëjtën kohë.
Ky program ka si qëllim zbulimin e talenteve të të rinjve pas orarit të mësimit por dhe zhvillimin e mëtejshëm të tyre. Disiplinat janë të ndryshme nga artet, te zejet tokës dhe bujqësisë dhe teknologjisë.
Çdo fëmijë në 200 shkollat që ne do fillojmë në janar, do mund të marrin pjesë te ky program dhe marrin leje nga prindi. Ofrohet falas në ambientet e shkollave”, tha Muzhaqi.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




