Manja: Vendosëm dëmshpërblimin e ish-të dënuarve politikë

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka bërë me dije se qeveria ka marrë vendimin për dëmshpërblimin e ish-të dënuarve politikë të ish-regjimit komunist.
Në një komunikim për mediat pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, manja tha se dëmshpërblimi do të jepet për 54 subjekte, ku do të përfitojnë jo vetëm ata që e kanë vuajtur vetë dënimin, por edhe familjarët e tyre. Sipas Ministrit, masa e dëmshpërblimit do të paguhet në këste.
“Vendosëm për dëmshpërblimin e ish të dënuarve politik të ish-regjimit komunist, kjo për 54 subjekte që përmbushin kritere e përcaktuara në ligj dhe që kanë vuajtur dënime kapitale gjatë regjimit. Subjektet e përfitimit janë jo vetëm për ata që e kanë vuajtur vetë, por dhe familjarët e tyre. Masa e dëmshpërblimit financiar do të paguhet në këste. Kjo masë as nuk i zhbën e as nuk i kthen vuajtjet e kësaj kategorie, por është masë e domosdoshme në aspektin ligjor dhe moral, pasi tregon mbështetjen e qeverisë për këtë kategori të shumëvuajtur”, tha Manja.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




