Alibeaj i dërgon Kuvendit dy kandidatura për Avokatin e Popullit: E rëndësishme pastërtia e figurës

Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj i ka dorëzuar këtë të mërkurë Kuvendit dy emra Ledio Braho, Dorjan Gjomarkaj si kandidatura për Avokatin e Popullit. Alibeaj deklaroi se emrat janë përzgjedhur në bazë të kriteresh si pastërtia e figurës, aftësia profesionale si edhe ai i lojalitetit politik. Alibeaj theksoi se është me shumë rëndësi që kandidati të mos ketë lidhje me shtetin dhe diktaturën.
“Procesi i përzgjedhjes dhe i votimit në parlament kërkon një shumicë të cilësuar 2/5. Duke pasur parasysh këtë premisë baze, e kemi parë me seriozitetin më të madh për shumë arsye.
Kriteret kryesore ishin, pastërtia e figurës, një element kryesor i konceptit të vettingut, aftësia profesionale apo dhe kriteri i lojalitetit politik. Kandidati të mos ketë lidhje me shtetin dhe diktaturën. Grupi i PD arriti të fokusohet në dy emra, Ledio Braho, Dorjan Gjomarkaj. Do bëjmë publike gjendjen civile për gjithsecilin”, deklaroi Alibeaj.
Kuvendi ka nisur procedurën për zgjedhjen e Avokatit të Popullit, pasi mandati 5-vjeçar i Erinda Ballancës është në përfundim.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




