Meta: Autoriteti i Dosjeve do të përballet me ligjin, turp për deputetët gjoja opozitarë, pjesë e korruptuar e Ramës

Politikë | 4 vite më parë

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, deklaroi sërish se Autoriteti i Dosjeve do të përballen me ndëshkim ligjor, pasi, sipas tij, kanë bërë falsifikim të dosjeve dhe manipulim të opinionit publik.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Meta sulmon edhe deputetët e PD, të cilët votuan për hapjen e dosjeve, duke i cilësuar se janë “korporata e korruptuar e Edi Ramës”.

“Të gjithë rilindasit mavi dhe blu të “mprehin” brisqet për të lidhur emrin e Ilir Metës me Sigurimin e Shtetit. Inkriminimi i Autoritetit të manipulimit të dosjeve Rama-Basha, me falsifikime dhe manipulime të opinionit publik, do të marrë përgjigjen e duhur dhe ndëshkimin ligjor. Asgjë nuk e ndal Ilir Metën në misionin e tij për të rivendosur pluralizmin politik. Çështjen e I. M e ka sqaruar vetë personi i përndjekur nga Sigurimi i Shtetit. Turp për të gjithë ata faqezinj që bëjnë si opozitarë dhe janë vetëm korporata të fëlliqura të korruptuar nga Edi Rama. Në krye të opozites s’ka për të patur as Lul dhe as Lulushë. Shpresoj që emisionet e stisura për rëndësinë e “hapjes” së dosjeve të mos sponsorizohen nga paratë e incineratorëve”,- shkruan Meta.

/rtsh.al/

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme