Berisha: Përshëndes mbajtjen e Samitit të BE-së në Tiranë

Politikë | 4 vite më parë

Sali Berisha, nëpërmjet një postimi në rrjetin e tij social Facebook, ka përshëndetur mbajtjen e Samitit të BE-së në Tiranë, me 6 dhjetor. Sipas tij, vendimi është një afirmim i ri i Bashkimit Evropian ndaj perspektivës evropiane të Shqipërisë, si dhe të gjitha vendeve të tjera të rajonit, pasi “shënon fundin e aleancës përçarëse trilaterale Beograd-Tiranë- Shkup”.

“Partia Demokratike e Shqipërisë përshëndet vendimin e Presidentit të Bashkimit Evropian për mbajtjen në Tiranë të Samitit të përbashkët të vendeve anëtare të BE-së me 6 vendet e Ballkanit Perëndimor në fillim të dhjetorit që vjen. Ky vendim është një afirmim i ri i Bashkimit Evropian ndaj perspektivës evropiane të Shqipërisë dhe të gjitha vendeve të tjera të rajonit. Vendimi gjithashtu provon rëndësinë e madhe të Procesit të Berlinit për Shqipërinë e rajonin, dhe shënon fundin e aleancës përçarëse trilaterale Beograd-Tiranë- Shkup, në kuadrin e projektit serbo-rus të Ballkanit të Hapur. Samiti do të jetë një mundësi reale për shtetarët e BE-së, për të njohur nga afër situatën dramatike të korrupsionit galopant, lidhjeve të tmerrshme të qeveritarëve me krimin e organizuar dhe drogën, gjendjen tejet të rëndë të mediave në Shqipëri.”,- shkruan Berisha.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme