Samiti BE- Ballkani Perëndimor në Tiranë, Michel: Kemi nevojë për njëri-tjetrin

Politikë | 4 vite më parë

Presidenti i Këshillit të Evropës, Charles Michel, nëpërmjet një postismi në Twitter, bëri të ditur se samiti i ardhshëm i BE-së me Ballkanin Perëndimorë do të mbahet në Tiranë, më 6 dhjetor 2022.

Sipas tij, samiti në fjalë është riafirmim i angazhimit të përforcuar të BE-së për Ballkanin Perëndimor.

“Ne do të mbajmë samitin e ardhshëm të BE-së- Ballkani Perëndimor në rajon – më 6 dhjetor në Tiranë, Shqipëri, për të riafirmuar angazhimin tonë të përforcuar. Ballkani Perëndimor është një prioritet kyç për Bashkimin Evropian. BE-ja dhe Ballkani Perëndimor kanë nevojë për njëri-tjetrin.”- shkruan Charles Michel. /rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme