Kryeministri Rama vizitë zyrtare në Izrael, pritet nga stafi i homologut Lapid

Politikë | 4 vite më parë

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Izrael. Lajmin e ka bërë me dije vetë kreu i qeverisë, teksa ka publikuar në rrjetin social Facebook pamjet pasi ka zbritur nga avioni dhe është pritur nga stafi i Kryeministrit të Izraelit Yair Lapid.

Vizita zyrtare e Ramës në Izrael është bërë me ftesë zyrtare nga homologu Lapid. “Për vizitën zyrtare në Izrael me ftesë të kryeministrit, Yair Lapid”, shkruan Rama.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme