Berisha në Gjirokastër: Të bëjmë gjithçka si forcë politike për ndryshimin e qeverisë!

Politikë | 4 vite më parë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u ka bërë thirrje përkrahësve të partisë së tij në Gjirokastër, të shumëfishojnë përpjekjet për ndryshimin e qeverisë.

“Kemi një mision, të bindim shqiptarët të bashkohen me ne! Një qeveri e mirëfilltë antisociale, antiqytetare, antikombëtare!” u tha Berisha demokratëve në takim.

Sipas tij “.. kjo qeveri ka arritur të mbijetojë, të marrë mandatin e tretë sepse ka përdorur të gjitha metodat, të paligjshme sigurisht, por nuk ka marrë përgjigjen siç duhet nga ne”.

“Ne duhet të angazhohemi në një organizim sa më të përsosur. Tani kemi një diktaturë. Çfarë do të thotë diktaturë, pushteti i një partie. Nuk ka kampe përqendrimi, por i ka të gjitha të tjerat”, tha zoti Berisha.

Sipas kreut të PD-së, fakti që një qeveri që kalon nga skandali në skandal është në mandatin e tretë, bën përgjegjës edhe demokratët.

“Në një mënyrë ose tjetër na vë para një përgjegjësie të madhe shoqërore dhe kombëtare. Ndaj dhe apeli, kushtrimi i thellë i yni sot është të bëjmë gjithçka si forcë politike për ndryshimin. Të bëjmë gjithçka për realizëm, që në çdo akt dhe veprim tonin të jemi të vërtetë, realë”, tha zoti Berisha.

 

/ rtsh.al /

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme