PS kërkon që DSIK të quhet AKSIK, PD skeptike: Të mos preket pavarësia e tij

Politikë | 4 vite më parë

Ndryshimi i emrit të Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar në Autoriteti Kombëtarë i Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar po diskutohet në Komisionin e ligjeve. Kërkesa për ndryshimin e emrit dhe disa nga kompetencat e tij për PS po bëhet edhe si pjesë  plotësimit të kërkesave të ndryshimeve të kërkuara nga Partia Demokratike. Nga ana tjetër PD shprehet skeptike se me ndryshimin e emrit dhe kthimit në Autoritet të mos i preket pavarësia.

Deputetja e PD-së, Dhurata Çupi tha se Autoriteti është një njësi e pavarur dhe se emërimi i kreut të autoritetit, drejtorisë në këtë rast është me vendim të Kryeministrit Rama dhe ka një konflikt. Por deputetja e PS, Ermonela Felaj tha se nuk ka konflikt pasi autonominë e jep ligji, jo emri i institucionit.   

Ermonela Felaj: Ka pak ndryshime, nga projekt ligji origjinal i sjell bënë Kuvend. Ndryshimet janë edhe sipas kërkesës ndryshimeve të kërkuara nga Partia Demokratike.

Çupi: Duke qenë se është një autoritet, siç po e përkufizoni tani, është i pavarur, ndërsa emërimi i drejtuesit është nga Këshilli i Ministrave, a mos ka një konflikt në këtë mes?

Felaj: Pavarësinë dhe autonominë ta jep ligji, jo fjala në vetë vete, nëse dëshironi ju e ka funksion ekskluziv zbatimin e politikave të standardit të sigurisë për dokumentet e klasifikuar. Ne besojmë se ky ndryshim e ndihmon institucionin në zbatueshmërinë e efikas të ligjit.

Çupi: Nëse e bëjmë autoritet, duhet që ligji t’i japë të gjithë autoritetit.S’kam kundërshtim me fjalën autoritet, por duhet të jemi konciz, kur themi autoritet, themi pavarësi.

Felaj: Nuk prekim funksionet e institucionet, kemi pranuar propozimet e institucionit, thjesht i japim emër të ri.

Bushka: Ndryshimi pra po vjen për shkak të adaptimit me ligjin, jo organik e funksional.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme