Lirimi nga burgu i Alqi Bllakos, Meta: Goditje fatale për sistemin e drejtësisë me urdhër të Edi Ramës

Politikë | 4 vite më parë

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pas lirimit nga burgu të ish-deputetit socialist Alqi Bllako. Meta deklaroi se lirimi i Bllakos është një goditje fatale për sistemin e drejtësisë me urdhër të Edi Ramës. Sipas Metës, Rama dhunon qytetarët e thjeshtë dhe merr në mbrojtje shkaktarët e dëmeve të mëdha.

“Të paktën Alqi ka mundësi sepse ka babin që paguhej 10 mijë euro nga kompania e inceneratorëve. Rasti i djeshëm tregoi se në krye të kësaj aferë nuk është as Alqi as Lefteri, por është Edi Rama. Drejtësi me regji. Drejtësia nuk veproi kurrë ashtu siç duhet të vepronte. Lirimi i djeshëm i Alqi Bllakos është një goditje fatale për sistemin e drejtësisë me urdhër të Edi Ramës. Dhunon qytetarët e thjeshtë dhe merr në mbrojtje shkaktarët e dëmeve më të mëdha. Afera e inceneratorëve vërtetë është 430 mln euro. Është një humbje morale, e gjitha me urdhër të Edi Ramës”, tha Meta.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme